Gjermeni prezanton ndryshimet në ligjin për territorin

07/03/2017 00:00

Ministrja Eglantina Gjermeni ka prezantuar këtë të martë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ndryshimet në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Në fjalën e saj, Gjermeni ka nënvizuar se, ndryshimet propozojnë ndarjen e bazës së të dhënave të planifikimit të territorit nga ajo e lejeve të ndërtimit.

“Propozohet ndarja e kompetencave të pushtetit vendor lidhur me miratimin e dokumentave të planifikimit vendor. Ky ndryshim nuk cënon rëndësinë e Këshillit Bashkiak, por shmang një hallkë proceduriale të panevojshme”, ka thënë Gjermeni.

Ministrja ka shtuar se, pas ndryshimeve në ligj lind e drejta e rishikimit të planit të përgjithshëm kombëtar, duke e përshtatur me legjislacionin në fuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA