Gjendet e vdekur 74-vjeçarja në Bërzhitë
07/03/2017 00:00
Një grua 74-vjeçare, me inicialet F.H. është gjetur e vdekur në fshatin Mihajas, të njësisë administrative Bërzhitë.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe vdekja ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.
E moshuara jetonte e vetme dhe policia është njoftuar nga një telefonatë e mbërritur në sallën operative të Tiranës.
Aktualisht është ngritur një grup hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Kufoma e 74-vjeçares do të dërgohet për ekspertize në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë.
Top Channel