Turizmi në Shishtavec, banorët ankohen për infrastrukturën

06/03/2017 00:00

Fshati Shishtavec në Kukës, që shtrihet në lartësinë e 1500 metrave në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, konsiderohet një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor.

Por, në këtë zonë, sipas banorëve, mbetet problem mungesa e shërbimeve dhe akomodimit për turistët, ndërsa janë ndërprerë punimet për një projekt të nisur vitin e kaluar në shërbim të zhvillimit të turizmit, në vlerën 8 milionë euro.

“E lanë gërmadhë këtë vend. Turizmi kërkon infrastrukturë sepse turisti kërkon të akomodohet kur vjen. Banorët kanë kushte, por tjetri nuk vjen për tu bashkuar me familjet e zonës”, thonë banorët.

Ndërkohë, mungesa e kontenierëve ka bërë që banorët të detyrohen t’i hedhin mbetjet urbane në hapësira publike. Pirgjet e krijuara në hyrje të fshatit po kthehen në rrezik serioz jo vetëm për shëndetin e familjeve të fshatit, por edhe për zhvillimin e turizmit.

Shishtaveci dhe zona përreth tashmë janë në hartën e destinacioneve që presin vizitorë, ndaj turizmi vlerësohet si prioritet për zhvillimin e zonës, nga grykëderdhja e Vanave deri në Kallabak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA