Shehi nuk shkarkohet, komisioni i ekonomisë nuk i ka votat

06/03/2017 00:00

Mos arritja e kuorumi në komisionin e ekonomisë bëri që raporti për shkarkimin e drejtores ekzekutive të AMF Enkelejda Shehi të mos mos futet në votim.

Përveç opozitës që ka bojkotuar Parlamentin, asnjë nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për integrim nuk mori pjesë në mbledhje.

“Unë nuk di asnjë arsye, unë kam lajmëruar mbledhjen në funksion të një procedurë e cila ka nisur të hënën e javës që shkoi, ka vijuar ditën e enjte, ju i keni parë njerëzit kanë qënë në sallë, sot mungojnë. Ku nuk ka kuorum unë nuk marr dot vendime”, tha Erion Braçe, kreu i komisionit të Ekonomisë.

Braçe tha më tej pretendimet e kryetarit të opozitës Lulzim Basha që e lidh shkarkimin e Enkelejda Shehit me vënie gjobash nga qeveria ndaj kompanive e sigurimeve janë politike banale. Ai shtoi se ka pasur presione ndaj komisionit për të mos lejuar shkarkimin e drejtores ekzekutive të AMF.

Komisioni i Ekonomisë është vënë në lëvizje për shkarkimin e drejtores ekzkeutive të AMF pas një kërkese të bordit që kërkon lirimin nga detyra të Enkelejda Shehit, për shkelje të ligjit dhe mos plotësimin e rekomandimeve të vendosura në rezoluten e miratuar nga Kuvendi në dhjetor 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA