
Një bankë e nivelit të dytë u tentua të grabitej në orët e para të mëngjesit të së dielës, në zonën e Kombinatit, në kryeyqytet.
Një i ri ende i paidentifikuar qëlloi me gurë derën kryesore të bankës dhe pasi u fut brenda, kontrolloi të gjithë sirtarët, por nuk arriti të merrte asgjë dhe doli duarbosh.
I frikësuar edhe nga rënia e alarmit të bankës, grabitësi, sipas policisë, i ka kryer të gjitha veprimet e tij për vetëm 20 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi përmes rrugicave.
Megjithëse policia dhe efektivët e shoqërisë private të ruajtjes fizike kanë mbërritur në kohë rekord pranë bankës, autori nuk u kap dot.
Personi rreth 25 vjeç ka qenë i maskuar me një çorape të tejdukshme, të cilën e kishte vënë në kokë, ndërsa policia ka shoqëruar 2 persona të dyshuar dhe të njohur si kontigjent kriminal.
Top Channel