Faza e re e dëmshpërblimeve për ish të përndjekurit

05/03/2017 00:00

Sipas projektligjit të ri, i cili do të kalojë për miratim në Parlament më 9 mars, për ish-të përndjekurit politikë që u përjashtuan nga procesi i dorëzimit të dosjeve në 2009-n, do të ketë një mundësi të dytë aplikimi.

“Do të rihapet procesi për 320 ish-të përndjekur politikë që do të përfitojnë dëmshpërblim nga qeveria. Janë 320 dosje që ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë dhe që janë verifikuar nga Instituti i të Përndjekurve”, shprehet Ministri Blendi Klosi.

Prej 1 muaji po shpërndahet kësti i 7 i dëmshpërblimit, i cili do t’i hapë rrugën këstit të 8. I pyetur për vlerën e plotë të dëmshpërblimit për këtë kategori, por edhe për mënyrën sesi do të bëhet shpërndarja e parave, Klosi përgjigjet: “Fondi është 1 miliard lekë.

Shpresojmë që shpërndarja e të gjitha kësteve të bëhet brenda 1 viti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA