
Një shesh mes pallateve në qendër të bashkisë Ura Vajgurore, me rrugë të pashtruara, ku balta dhe uji janë prezente kudo vazhdon të shërbejë si vend tregtimi për produktet ushqimore.
Çdo fundjavë tetë mijë banorët e kësaj bashkie janë të detyruar të blejnë produktet e bulmetit, peshkut dhe fruta perimet në këtë treg. Me çadra të vendosura nga vetë tregtarët, në mes të sheshit shiten djathi, gjalpi, peshku dhe frutat e perimet. Banorët shprehen se bashkia ka premtuar që do ta zgjidhe këtë çështje.
“Normale nuk është po shrpesojmë që do e rregullojnë. Besojmë që do e bëjnë”, thotë një banore.
“Copë-copë, shumë keq. Në këtë gjendje është normale? Jashtë normave”, thotë një tjetër banor.
“Skandal, s’kam ç’të them më”, shprehet një tjetër.
“Në fakt nuk janë të mira, po çdo njeri do piunojë sipas kushteve që ofrohen. Ne këto kushte na ofrojnë ne këtu punojmë. Ne paguajmë taksën 1 mijë lekë, përditë”, thotë një shitëse.
Nga kontrollet e vazhdueshme të AKU është thënë që kjo situatë duhet të marrë fund, ndërkohë që pritet zgjidhja që do të ofrojë bashkia e Urës Vajgurore.
Top Channel