
Është mbajtur në Lushnje Asambleja e parë Kombëtare e Zejtarisë, ku morën pjesë zejtarë jo vetëm nga ky qytet, por nga gjithë Shqipëria.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili tha se prodhimi vendas artizanal do t’i kthehet traditës, duke përforcuar mbrojtjen e tij dhe kjo do të mundësojë krijimin e qindra vendeve të reja të punës.
“Ne kemi shumë nevojë që zejtarët e qyteteve tona të jenë së bashku dhe të mbrojtur, që produktet e tyre të jenë të mbrojtura me ligj”, deklaroi Klosi.
Kreu i Business Albania, Luan Bregasi tha se, nëse këto përpjekje do të ishin bërë vite më parë, sot bizneset nuk do të ndjenin mungesën e profesionistëve në sipërmarrjet e tyre.
“Nëse kjo gjë do ishte bërë para 20 vjetësh ne nuk do të kishim mungesë profesionistësh në tregun e punës. Ky proces ka nisur para 3 vitesh, por do të duhet shumë kohë që të japë frytet e veta”, tha Bregasi.
Zejtarët e regjistruar në Dhomën Kombëtare të Zejeve do të kenë taskim zero për dy vitet e para të regjistrimit të tyre.
Top Channel