Ahmetaj: FMN vlerësoi arritjet e ekonomisë shqiptare

01/03/2017 00:00

Pas takimit të Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për shqyrtimin e dy rishikimeve të fundit të Programit, në një tjetër deklaratë të postuar ditën e djeshme në faqen zyrtare të FMN, programi me Shqipërinë vlerësohet i përmbyllur me sukses.

Pas deklaratës së FMN-së ka reaguar me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

“Një tjetër vlerësim për suksesin e programit me Shqipërinë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN vlerësoi dje përmes një deklarate zyrtare, arritjet kryesore të ekonomisë shqiptare përgjatë tre viteve të fundit, me fokus rimëkëmbjen ekonomike, uljen e borxhit dhe konsolidimin makroekonomik e fiskal. Duke rekomanduar vazhdimin e reformave, FMN e vendos theksin kryesisht tek avancimi i reformës në drejtësi dhe reformave strukturore të lidhura me të, për zgjidhen e problematikave të institucioneve dhe ineficencës së sistemit gjyqësor”, shkruan Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA