Torino barazon, Ajeti humb një tjetër shans

27/02/2017 00:00

Ditë të vështira për futbollistët shqiptarë të Serie A. Pas Elseid Hysajt, i cili u vërshëllye të premten në ndeshjen Napoli-Atalanta, sot ishte radha e Arlind Ajetit.

Mbrojtësit kuqezi iu dha një tjetër shans si titullar sot, por trajneri Mihajloviç vendosi ta rikthejë në stol pas 45 minutash lojë.

“Shumë dobët. Nuk jep aspak siguri në repartin e mbrojtjes”, ishte komenti i mediave italiane për Ajetin, duke e vlerësuar si futbollistin më të dobët të të dy ekipeve.

Pas këtij takimi, vështirë se do të vijë një tjetër mundësi për Ajetin të Torino, ndaj mbrojtësi duhet të bëjë gati valixhet.

Takimi midis Fiorentinës dhe Torinos përfundoi me rezultatin 2-2.
Fiore e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave, por në pjesën e dytë, ekipi i Mihajloviç barazoi gjithçka me dy golat e Belotit, i cili humbi edhe një 11 metërsh para se të shënonte dopietën e mbrëmjes.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA