“Shqetësimet e grevistëve janë adresuar”
26/02/2017 15:50
Ministria e Energjisë dhe Industrisë bën me dije se grevistëve u është dorëzuar letra e minutave të takimit të djeshëm, me dakordësinë e arritur dhe për këtë arsye, sipas ministrisë, nuk ka arsye që grevistët të vazhdojnë protestën e tyre.
Letra është firmosur nga Ilir Bejtja, si nënkryetar i grupit ndërministror të ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë thotë se nuk ka më asnjë arsye që grevistët të vazhdojnë të qëndrojnë aty ku ndodhen, pasi shqetësimet e tyre janë adresuar.
Top Channel