Mësim mes shiut; Shkolla e rrënuar në Spolat të Lushnjës

26/02/2017 00:00

Baltë, lagështi dhe  xhama të thyer e dyer të shkatërruara. Ky është mjedisi ku mësojnë 120 nxënës të shkollës 9-vjeçare në fshatin Spolat të Lushnjës.

Në ditë me shi brenda pikon ujë dhe muret qëndrojnë për një kohë të gjatë të lagur. Tualetet janë rreth 150 metra larg godinës. Jashtë çdo kushti higjenik, sanitares së shkollës i duhet të mbushë ujë në shtëpinë më të afërt për t’i mbajtur të pastra.

“Tarracat pikojnë brenda, muret janë të prishur”, shprehet një nxënës, ndërsa një tjetër thotë “Banjat nuk janë të pastra, dalin nëpër shi për të shkuar atje”.

Për të shmangur orën e fizkulturës në baltën e oborrit, ata kanë gjetur një zgjidhje tjetër, të luajnë shah në klasë.

“Krijojmë mundësi që në ditë shiu t’i argëtojmë”, shprehet mësuesi  Miço Kote,
 
Drejtoresha e shkollës thotë se autoritetet janë në dijeni të gjendjes dhe se po presin ndërhyrjen e premtuar nga bashkia Divjakë.

Top Channel