Skënderbeu rrëmben kreun

25/02/2017 00:00

Skënderbeu rrëmben përkohësisht kreun në kategorinë Superiore. Skuadra korçare mposhti Vllazninë në Loro Boriçi të Shkodrës me rezultatin 1-0 dhe tashmë pret rezultatin e supersfidës mes Kukësit dhe Partizanit.

Liridon Latifi ishte ai që i dha 3 pikët e fitores skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja me golin e shënuar në minutën e 68. Luftëtari dhe Laci e mbyllën në paqe sfidën mes tyre.

Në Gjirokastër luftëtari shënoi i pari në minutën e 14 kur Ramadani u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Kurbinasit u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë kur barazuan shifrat në 1-1 me golin e Jonuzit.

Për t’u theksuar është se Laci e mbylli sfidën me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Lushkjas. Teuta merr një fitore të rëndësishme për mbijetesën në Kategorinë Superiore.

Në “Niko Dovana” durrsaket e drejtuar nga Maganit mundën 1-0 Korabin falë golit të Ribaj me 11 metërsh. Me këtë fitore Teuta e sheh veten në vendin e 7 me 26 pikë duke lënë pas Laçin, Flamurtarin e Korabin.

Top Channel