
Dani Alves është gati të rikthehet nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe aprovimi me sa duket ka ardhur më parë edhe nga trajneri spanjoll i Manchester City.
Pasi kërkoi të rikthehej në janar te Barcelona, për brazilianin Dani Alves është hapur një tjetër portë dhe vjen nga në Angli, pikërisht te Manchester City.
Ish-trajneri i Barcelonës mësohet se e ka kontaktuar brazilianin, të cilit i ka kërkuar transferimin në Angli, duke I garantuar një vend në skuadrën që ai drejton.
Për më shumë, City ka dy mundësi të mira që të arrijë një marrëveshje me Dani Alves: e para, duke qenë se asnjëherë nuk e bindur trajnerin Allegri, Juventus është gati ta lëshojë me parametra zero në fund të sezonit dhe e dyta, vetë braziliani është gati të ulë pretendimet e tij financiare.
Top Channel