Dibër, sekuestrohen 38 kg kanabis i paketuar

22/02/2017 00:00

Policia e Dibrës ka sekuestruar një sasi prej 38 kg kanabis të paketuar dhe rreth 100 kg e papërpunuar e futur në thasë.

Gjatë kontrolleve të njëpasnjëshme të ushtruara nga efektivët e policisë së Dibrës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, në vendin e quajtur “fushë-Kastriot”, në një banesë të pa banuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në ambjentet e policisë 3 persona si të dyshuar për këtë ngjarje ku po merren në pyetje nga specialistët për narkotikët.

Po vijon puna për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje  si dhe  vënien para përgjegjësisë  ligjore të autorëve.

Top Channel