Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas “Do të vras, do të zhduk”. Ky është kërcënimi verbal nga deputeti Armando Prenga përpara se konflikti të rëndohej në një përplasje të armatosur për lagunën e Patokut.
Dëshmitari Julian Cali pohoi se menjëherë pasi ishte kërcënuar nga deputeti Prenga vjeshtën e 2015 ka njoftuar me telefon të atin Gjok Calin.
“U nisa i shqetësuar për tek im bir”, shtoi Gjok Cali “dhe u shkëmbeva në rrugë me deputetin. Ai më qëlloi fillimisht me armë nga distanca , më pas u afrua dhe më goditi në kokë me qytën e pistoletës”, tha dëshmitari.
Të njëjtën skenë konfirmoi edhe dëshmitari i tretë i familjes së dëmtuar, Dorian Cali, i cili së bashku me dy të tjerët bënin pjesë tek dëshmitarët kycc të akuzës ndaj deputetit.
Armando Prenga përfundoi në Gjykatën e Lartë si i pandehur për tre vepra penale pas konflikteve për motive pronësie me Calët për lagunen e Patokut, e cila aso kohë ishte nën proces gjyqësor.
Top Channel