Penallti ‘in extremis’ dhe 3 pikë për katalanasit

19/02/2017 00:00

Barcelona iu afrua në vetëm 1 pikë diferencë Realit të Madridit kryesues, por për avancimin e katalanasve tifozët e pranishëm në stadiumin Kamp Nou, vuajtën deri në fund.

Formacioni katalanas që kishte përballë një skuadër modeste si Leganes e mbajti të pasigurt rezultatin deri në finalen e 90 minutëshit, kur vetëm një penallti i dha suksesin ndaj miqve që luftojnë për mbijetesën.

Lionel Mesi i dha epërsinë e hershme vendasve dhe kjo u duk se do të ishte nisja e një goleade për pretendentët. Por në pjesën e dytë Lopez barazoi rezultatin për Leganes.

Çfarë pasoi në Kamp Nou ishte ofensiva e skuadrës blaugrana deri në minutën e 89, kur braziliani Nejmar fitoi një penallti e cila u konvertua në gol nga argjentinasi Mesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA