Sekuestrohet tokë në Vuno dhe Jalë; një i arrestuar

17/02/2017 08:10

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “JALA”, duke sekuestruar një sipërfaqe toke në fshatin Vuno dhe Jalë.

Është arrestuar shtetasi Murat Hysenaj, 56 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë (Bashkia Himarë), që është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 1.7 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA