NBA, fitore me polemika e Chicago Bulls

17/02/2017 00:00

Chicago Bulls arriti të mposhtë Boston Celtics në një ndeshje që u mbyll mes polemikave. 104-103 ishte rezukltati i regjistruar në United Center në favor të skuadrës së Bulls, ku gjithçka u vendos në sekondën e fundit të ndeshjes.

Pikërisht në këtë moment arbitrat akorduan 2 gjuajtje të lira në favor të Chicagos për një faull të Smart, një vendim që u kontestua nga basketbollistët e Celtics, por kundërshtimi i tyre pak vleu. Butler i kreu gjuajtjet e lira dhe u tregua i saktë duke i dhënë skuadrës së tij këtë fitore.

Më pak e komplikuar ishte fitorja e Washington ndaj Indianas në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së NBA. Ai që e udhëhoqi skuadrën e Wizards drejt suksesit ishte Porter Jr, autor i 25 pikëve, 18 nga të cilat i shënoi nga distanca e 8 topa në tabelë.

Mjaft mirë u paraqit edhe Wall që e mbylli sfidën me 20 pikë e 12 assist. Me këtë fitore Washington konfirmohet si një prej skuafdrave më në formë të momentit në NBA.

Në 2017, Wizards ka shënuar një bilanc me 18 fitore e 5 humbje dhe ajo ndaj Pacers ishte e sfida e 22 radhazi që  kjo skuadër shënon të paktën 100 pikë.

Top Channel