Dy të arrestuar në Muriqan për trafik droge

17/02/2017 00:00

Dy persona janë vënë në pranga nga policia ditën e sotme pasi iu gjet drogë në automjetin me të cilin po udhëtonin në doganën e Muriqanit.

Policia ka bërë të ditur se personat e ndaluar janë shtetasit Aldo Lajthia, 29 vjeç, banues në Durrës dhe Valbona Rustemi, 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) në automjetin tip  “Peugeot”, me targa AA 233 PP, që drejtohej nga shtetasi Aldo Lajthia, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë kanabis.

Mësohet se droga kishte si destinacion vendet e BE.

Top Channel