Duro prezantohet te Flamurtari

17/02/2017 00:00

Shpëtim Duro prezantohet zyrtarisht si trajner i Flamurtarit. 57-vjeçari zëvendësoi në këtë post Gentian Mezanin, që gjithsesi mbetet pjesë e strukturave të klubit.

Në Konferencën për shtyp të mbajtur, trajneri Duro pranoi situatën e vështirë në të cilën ndodhet skuadra vlonjate.

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, për kuqezinjtë objektivi i vetëm mbetet qëndrimi në Kategorinë Superiore dhe Shpëtim Duro u shpreh se shpreson që të japë më të mirën e tij për këtë skuadër që ka emër të madh në futbollin tonë.

Shpëtim Duro është i treti trajner që ulet në stolin e Flamurtarit në këtë sezon pas Gugash Maganit e Gentian Mezanit. Ndeshja e tij e parë nën drejtimin e skuadrës vlonjate është ajo e së dielës ndaj Teutës, një sfidë kjo direkte për mbijetesën në kampionat.

Top Channel