Bindja te Arsenali, Sanchez pranë largimit

17/02/2017 00:00

Te Arsenali janë të bindur, Alexis Sanchez do të largohet në fund të sezonit. Sipas asaj që publikohet në median britanike, ky largim i kilianit do të trishtojë jo pak tifozët e “topçinjve” të Londrës ndryshe nga sa ndodh me lajmin për lamtumirën e mundshme të trajnerit Wenger nga skuadra.

Kontrata e Sanchez me Arsenalin skadon në verën e vitit 2018 dhe pavarësisht bisedimeve për rinovimin e saj, asgjë nuk është konkretizuar. Kjo situatë e sulmuesit 28 vjeçar po monitorohet me vëmendje nga 2 prej klubeve më të rëndësishëm evropianë, Paris Saint Germain dhe Juventus.

Sipas medias britanike, Sanchez preferon “Zonjën e Vjetër” që i jep mundësinë atij të rikthehet në Serinë A. Por ai që ka realisht avantazhin më të madh në këtë garë klubi parizien, pasi është në gjendje që t’i ofrojë sulmuesit një pagë më të mirë se kampionët e Italisë.

Top Channel