Arrestohet grabitësi me armë lodër
17/02/2017 13:00
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e personit që më 12 shkurt grabiti me armë lodër një kazino në kryeqytet.
I arrestuari është Jurgen Kovaçi, i dënuar më parë për lëndë narkotike.
Të dielën në mbrëmje, Kovaçi arriti të grabiste një shumë prej 30 mijë lekësh në një kazino. Grabitja u filmua nga kamerat e subjektit.
Në dalje të kazinosë, një punonjës i sigurisë u përpoq ta ndalte, por grabitësi arriti të largohej duke lënë pas vetëm armën lodër.
Top Channel