
Një 38-vjeçar nga Tepelena me precendentë të mëparshëm penalë, Ylli Done u vu në pranga pas hetimeve me metoda speciale.
Ai u nxor në pritë pranë kthesës së Kamzës, nga agjentët e sektorit të Trafiqeve, të cilët kishin stimuluar një blerje të kontrolluar.
Përveç 45 kilogramëve tritol, në momentin e arrestimit ai kishte me vete të ndara në dy çanta dhe një kovë, edhe 500 kapsolla detonatore, 5 eksplozivë plastikë, 10 granata dhe 720 fishekë.
Krahas arretimit të tij, Policia e Tiranës ka nisur hetimet mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Hetimet do të fokusohen te prejardhja e lëndës plasëse për të zbuluar origjinën e saj. Për momentin nuk dihet nëse 38-vjeçari e ka siguruar sasinë e konsiderushme të eksplozivit në kryeqytet apo në Tepelenë, qytet në të cilin banon.
Top Channel