Autori i golit të barazimit, për Milanin, në ndeshjen e sotme ndaj Lazios, është ndalur të komentojë ndeshjen dhe situatën aktuale të ekipit.
Spanjolli u tregua sërish deçiziv për kuqezinjtë, duke u dhënë një pikë me shumë vlerë, përballë kryeqytetasve, që janë rivali direkt për një vend në Europë.
“Nuk donim të humbnim. Ata na shënuan të parët por ne reaguam si një ekip i vërtetë. Barazimi ishte rezultati më i drejtë për këtë takim”, tha ai pas ndeshjes.
Më tej Suso u ndal të komentojë edhe mënyrën e lojës së ekipit të tij, duke thënë se preferon të luajë me sulmues të deklaruar, pasi ata dinë të lëvizin më mirë në zonë dhe është më e lehtë ti gjesh.
Lidhur me objektivat e Milanit për këtë sezon, spanjolli u shpreh: “Pjesëmarrja në kompeticionet europiane është shumë e rëndësishmë për ne. E dimë që kemi lënë shumë pikë në këtë fillim viti, por jemi gati të japim gjithçka për të arritur një vend në Europë”.
Top Channel