Ministri Vasili merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të EURALIUS IV

10/02/2017 12:15

Misioni i Euralius-it në vendin tonë do të vazhdojë të paktën deri në dhjetor të këtij viti.

Ministri i sapoemëruar i Drejtësisë, Petrit Vasili e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm misionin në vendin tonë, veçanërisht në procesin e reformës në drejtësi.

Gjatë punimeve të takimit të pestë të komitetit drejtues të Euralius IV, ministri Vasili kërkoi nga ekspertët e misionit ndërkombëtar, që pas fazës së hartimit të kuadrit ligjor të reformës në drejtësi, tanimë puna e Euralius-it duhet të përqendrohet në dhënien e asistencës për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë, të asistojë rezultatet që do të prodhojnë këto institucione, pritshmëria e të cilave është e madhe dhe sipas Vasilit duhet të jenë edhe të shpejta e konkrete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA