Korabi ankohet për “padrejtësi të vazhdueshme”

09/02/2017 00:00

Korabi nuk është skuadra me më pak pikë në Superligë, por me sa duket edhe me më pak mbështetje. Kështu e mendojnë lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës dibrane, të cilët po e kanë të vështirë që çdo gjë që mendojnë, pas padrejtësive që i bëhen në fushë, ta thonë nën zë.

Fehmi Mziu, shef i klubit Korabi, u shpreh: “Nuk vazhdohet më kështu. Mos thonë që Korabi ka probleme apo Korabi shkakton dhunë. Ky është ultimatumi i fundit”.

Gjithçka ka nisur pas deklaratës së trajnerit të tyre, Gert Haxhiu, pas ndeshjes me Skëndërbeun, i cili në përfundim të takimit ku kundërshtarit iu dha një penallti, reagoi në këtë mënyrë: “E them me plot gojën që këta janë bastardë”.

Një deklaratë e ashpër, por që trajneri vlonjat i Korabit i qëndron edhe 5 ditë më pas: “Deklaratat që bëj, i bëj me ndërgjegje. Mund të duket emocionale, por jam i bindur për ato që kam thënë”.

Nëse drejtuesit e klubit janë këshilluar të mos mendojnë bojkotin e kampionatit, për të evituar ndonjë penalizim të mundshëm, kapiteni Mziu e ka të vështirë të përmbahet.

“Edhe neve na kanë porositur që të mos reagojmë, por truri nuk mban. Kur e shikon që të bëhen padrejtësi gjithmonë, edhe ne do të shpërthejmë ndonjë ditë”, theksoi Mziu.

Top Channel