Kuqezinjtë e Montella-s janë rikthyer te fitorja, pas tre humbjeve radhazi në Serinë A dhe eleminimit nga Kupa e Italisë, duke mposhtur Bolonjën me rezultatin 0-1.
Kjo transfertë rezultoi të ishte një ndeshje shumë e vështirë për Milanin, që e mbylli pjesën e parë me një futbollist më pak.
Gjërat u komplikuan akoma më shumë kur Jurai Kuçka mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin më 9 futbollistë, në minutën e 59’.
Pas këtij momenti, u duk sikur kuqezinjtë do të shënonin humbjen e radhës, por në minutën e 89’ do të ishte kroati Pasaliç ai që do të zhbllokonte rezultatin dhe rikthente kuqezinjtë te fitorja e munguar që prej 8 janarit.
Kjo fitore e afron Milanin me zonën e Europës, pasi tani ndodhen vetëm 2 pikë pas Interit të vendit të 5-të.
Top Channel