
Cleveland dhe Washington u bënë protagoniste të një ndeshjeje të çmendur në NBA, që përfundoi me fitoren e Cavaliers 140-135 pas kohës shtesë.
Wizards vinte në këtë përballje me një statistikë që i jepte shumë besim, 17 fitore radhazi në parketin e tij, por kjo seri u ndërpre pikërisht nga kampionët në fuqi edhe pse këta të fundit vuajtën më shumë nga sa mendohej.
Washington besoi fort të Beal dhe Wall që shënuan respektivisht 41 dhe 22 pikë, por në krahun tjetër, Cleveland kishte Mbretin LeBron James i cili në sekondat e fundit u tregua i saktë në një gjuajtje nga distanca e 3 pikëve për të çuar ndeshjen në kohë shtesë.
Në këtë moment stafetën e mori Kyrie Irving që në këto 5 minuta shënoi 11 nga 23 pikët e tij në total dhe këtu përfshihen ato të barazimit 133-133 dhe të avantazhit 136-133.
Washington u godit moralisht dhe nga kjo përfitoi Cleveland që mbylli përfundimisht llogaritë e sfidës.
Miami tashmë nuk ndalet më. Skuadra nga Florida mposhti Minnesotën në fushën e kësaj të fundit 115-113 duke regjistruar suksesin e 11 radhazi. Goran Dragiç me 33 pikë e 9 asiste ishte ai që drejtoi skuadrën e Heat drejt këtij sukses duke e afruar atë akoma më shumë me zonën e Play off në Konferencën e Lindjes.
San Antonio bie në FedEx Forum pasi u mposht nga Memphis me rezultatin 74-89. Ishte një ndeshje që pati një rekord negativ për teksanët që nuk shënonin kaq pak pikë që nga viti 2011.
Gjithsesi edhe pas kësaj disfate, San Antonio vazhdon të jetë në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit me 39 fitore dhe 12 humbje,ndërkohë që në krye është Golden State Warriors.
Top Channel