Ligue 1, PSG fiton dhe arrin Nisën në vendin e dytë

04/02/2017 00:00

Në javën e 23-të të kampionatit francez, Monako ka zgjatur diferencën ndaj Nisës, ndërkohë që kjo e fundit është arritur në vendin e dytë nga PSG.

Parizienët kanë fituar mbrëmjen e së shtunës 3-1 ndaj Digione në transfertë.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery kaloi në avantazh në minutën e ’29 me anë të Lucas, por u barazua nga të zotët e shtëpisë 3 minuta më vonë, nga Tavares që u asistua saktë nga Lees Melou.

Në pjesën e dytë, Thiago Silva në të ’81 dhe Cavani në të ’84 i dhuruan suksesin skuadrës kryeqytetase, që ka arritur Nisën e Balotellit në kuotën e 49 pikëve, 4 pikë larg Monakos.

Top Channel