LSI, Rama: Të forcohet shoqëria civile

03/02/2017 00:00

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, në konferencën me temë “Pjesëmarrja qytetare dhe demokracia e drejtëpërdrejtë” ka deklaruar se shoqëria civile nuk duhet të jetë e dobët.

“E keqja më e madhe për një vend është kur korruptohet shoqëria civile. Demokracia e deleguar ka rezultuar edhe demokraci e deformuar”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin dhe jo vetëm të votojnë.

Top Channel