Në Vlorë është miratuar projekt/buxheti i bashkisë për vitin 2017. Me 32 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim buxheti kaloi mbrëmjen e së martës, pas shtyrjes me kërkesë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike.
Këshilltarët e ketyrë dy subjekteve e kishin kërkuar shtyrjen të enjten e kaluar, me arsyetimin se nuk kishin kohën e mjaftueshme për t’u njohur me projektbuxhetin. Buxheti u miratua me votat e LSI-së dhe Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se gjatë vitit 2006 janë arkëtuar më shumë taksa dhe se këto para’ do të shkojnë në përmirësimin e shërbimeve publike.
Këshilltarët e djathtë kërkuan që ndër të tjera t’u jepet përparësi shkollave që kanë mungesë ngrohjeje.
Top Channel