Tmerr në Ekuador, gjenden pesë koka njerëzish të varura në një plazh turistik me një mesazh kërcënues Deputetët britanikë do të debatojnë nëse Presidenti amerikan Donald Trump duhet lejuar që të zhvillojë një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa peticioni kundër kësaj ideje ka arritur rreth 1.7 milion firma.
Debati do të zhvillohet më 20 shkurt e do të konsiderojë gjithashtu një tjetër peticion, që kërkon lejimin e vizitës së Trumpit dhe që ka grumbulluar mbi 100 mijë firma.
Pak ditë më parë, Trump vendosi që t’u ndalojë përkohësisht hyrjen në SHBA njerëzve nga 7 vende me shumicë myslimane, gjë që shkaktoi shumë protesta në SHBA e në botë.
Në Britani, debati u bë edhe më i nxehtë, pasi kryeministrja Theresa May, pas vizitës në SHBA dhe takimit me Trump, tha se kishte ftuar presidentin amerikan në Londër, megjithëse nuk ka një datë zyrtare.
Zyrtar është qëndrimi i qeverisë britanike, që informoi se vizita e Trumpit do të kryhet. Peticioni i firmosur nga rreth 1.7 milion njerëz nuk kërkon që Trump të mos lejojet të hyjë në Britani, por që vizita e tij të mos jetë shtetërore, pra pa ceremonitë dhe nderimet që sjell kjo.
Peticioni rival, ndërkohë, thotë se Trump është udhëheqës i botës së lirë dhe se pikëpamjet e tij nuk duhen heshtur. Pasi një peticion kalon 100 mijë firmat, Komiteti parlamentar i Peticioneve është i detyruar të konsiderojë dabatimin e çështjes në organin legjislativ.
Top Channel