“83 mandate që morëm na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë”/ Rama: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite Luan Rama la të kuptohej në fund të Top Story-t të kësaj të hene, se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë.
“Ne luajtëm një rol përcaktues dhe të rëndësishëm me ribashkimin e së majtës dhe për asnjë arsye që nuk ka të bëjë me interesat e vendit, ne nuk prishim një gjë që e kemi krijuar vetë”, tha ai.
Si shembull të këtij vullneti për vijueshmërinë e koalicionit, Rama solli shkarkimin e Manjanit.
“Do të vazhdojmë dhe sot e dëshmuam me përgjegjshëmri dhe maturi këtë”, tha ai.
“Unë flas në emër të LSI-së, nëse prishet nga të tjerët, të tjerët mbajnë përgjegëjsi vetë. Ne nuk prishim marrëveshje për të cilat jemi investuar maksimalisht”, vijoi ai.
Rama përdori ironinë për të mohuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike, koalicion i përjashtuar më herët edhe nga vetë PD.
“Opozita nuk është gjëkundi. Partia Demokratike të merret me vetveten se na ka rënë barra që të bëjmë edhe opozitën me qeverisjen”, u shpreh ai.
Top Channel