Francë, balotazhi mes socialistëve Valls-Hamon

27/01/2017 00:00

Partia Socialiste, që ka pushtetin ën Francë, pritet të zgjedhë këtë të dielë kandidatin e saj presidencial për zgjedhjet e muajit prill. Manuel Valls, ish-kryeministër, si dhe politikani i majtë Benoit Hamon garojnë në balotazhin mes socialistëve, megjithatë, të dy ata duket se do t’i kenë mundësitë të kufizuara, për shkak të popullaritetit tejet të ulët të presidentit në detyrë François Hollande.

Konservatori François Fillon, politikanja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen, si dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron, janë që të gjithë më mirë sesa socialistët në sondazhet e fundit për zgjedhjet presidenciale.

Duke qenë se zgjedhjet franceze do të imitojnë për herë të parë ato amerikane, të ashtuquajturat “primare” mes socialistëve kanë parë një rritje të papritur të popullaritetit të 49-vjeçarit Hamon, i cili ka ofruar një sërë propozimesh liberale përfshi këtu edhe atë për të ardhura mujore universale, për të gjithë qytetarët.

Valls, gjithsesi, mbështetet tek eksperienca e tij si kryeministër mes viteve 2014-2016, sikurse edhe postet ministrore të mbajtura më parë, të cilat e bëjnë atë një kandidat më të favorizuar për të marrë nominimin e socialistëve për zgjedhjet presidenciale. Këta dy kandidatë erdhën në balotazhin e sotëm pas një gare me 7 kandidatë gjithsej fundjavën e kaluar.

Megjithatë, pavarësisht se kush fiton mes tyre, sondazhet tregojnë se askush nuk do të mund ta fitojë të drejtën për të hyrë në “Elize”. Kjo për shkak se Hollande gëzon nivelin më të ulët të popullaritetit në histori, e në dhjetor njoftoi se nuk do të rikandidonte për president, duke u bërë i pari në dekada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA