Avokati i ri i Popullit, dëgjohen kandidatët. PD: Institucioni na takon neve

25/01/2017 10:45

Partia Demokratike refuzoi të marrë pjesë në seancën dëgjimore me kandidatët për Avokatin e Popullit. Demokratët akuzuan socialistët se shkelën marrëveshjen mes palëve, kur 5 vite më parë, Avokati i Popullit jo vetëm iu dha socialistëve në opozitë, por përzgjedhja e kandidatëve u bë në selinë e Partisë Socialiste.

“Zgjedhja e Avokatit të Popullit nga kryeministri është një proces i papranueshëm për opozitën dhe kundër paktit politik dhe të frymës së Kushtetutës. Kjo ka të bëjë vetëm me arrogancën për të marrë të gjitha pushtetet”, deklaroi deputeti demokrat Eduard Halimi.

Opozita nuk përjashtoi Reformën në Drejtësi, si një arsye përse qeveria po mban Avokatin e Popullit.

“Me rolin e ri që iu dha Avokatit të Popullit, me ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut, për sa i përket implementimit të Reformës në Drejtësi”, deklaroi më tej Halimi.

“Unë besoj se edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka 28 deputetët që të mund të mbështesnin të paktën një kandidaturë”, deklaroi kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Një nga kompetencat që ka marrë tani Avokati i Popullit është shpallja e vendeve vakante për kandidatët që do të marrin pjesë në organet e reja të “vettingut”. Një vendim, që avokati aktual Igli Totozani pritet ta shpallë të enjten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA