Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Deputeti socialist, Alfred Peza është në qendër të vëmendjes pas bërjes publike të një blerje aksionesh në një bankë private në Tiranë.
Ndaj tij, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive nisi një hetim, të cilin deputeti e ka mirëpritur. Ai tashmë njihet si “miliarderi më i ri i maxhorancës”, deputeti i Elbasanit dhe gazetari i njohur i lajmit bëhet lajm vetë pasi zbulohet pasuria e tij marramendëse brenda një viti.
Cila është e vërteta? Si ka mundesi që e katërfishoi atë kaq shpejt? Si akumuloi ai kaq shumë asete financiare që nuk i kishte deklaruar më parë dhe cila është origjina e kësaj pasurie?
Deputeti i majtë, që hyri në Parlament me kauzën e një populli të varfër, tani i duhet të shpjegojë pasurimin e tij të shpejtë. Alfred Peza do jetë sonte në orën 21:00 për një intervistë në emisionin Top Story.
Top Channel