Rama: Votimi elektronik, alibia e re e qeverisë së vjetër

20/01/2017 10:40

Kreu i qeverisë ju përgjigj akuzave të opozitës se votimi elektronik është kërkuar nga vetë Partia Socialiste. Rama kujton se është kërkuar vetëm identifikim elektronik të zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik i votave.

Kryeministri bën të qartë qëndrimin se qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës, sipas tij, nuk i dihet fundi.

“Nuk mundemi të jemi dakord, sepse do të bëheshim sot pjesë e një konsensusi symbylltaz për t’ia hyrë kësaj aventure, duke shpërfillur arsyetimin tonë të bazuar tek eksperienca dhe mbi të gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it”, shkruan Rama.

Por, kryeministri shton se nuk ka asnjë kundërshtim dhe Partia Socialiste me siguri do të ishte gati ta tejkalonte pozicionin aktual, për të kërkuar bashkë me forcat e tjera politike një eskpertize ndërkombëtare.

“Le ta ndërmarrë menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore një proces eksplorimi dhe le të thërrasë e të dëgjojë këdo, që mbi bazën e një eksperience të suksesshme në këtë fushë, mund t’i paraqesë Shqipërisë një plan konkret, të faktuar e të garantuar, për të hedhur një hap në këtë drejtim. E nëse një ofertë serioze i vihet përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe siguron opinionin pozitiv të OSBE/ODHIR-it, atëherë pse jo!”, mbyll komentin e tij Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA