Tahiri: Rripi i sigurimit, sfidë madhore

18/01/2017 13:35

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ishte në Durrës për sensibilizimin e qytetarëve për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë përdorimit të mjeteve dhe inspektimit të operacionit “Blici rrugor”.

“Ne jemi këtu për të ritheksuar dhe një herë një ndër prioritet tona kryesore në Policinë Rrugore, lidhur me domosdoshmërinë për të sensibilizuar qytetarët në lidhje me vendosjen e rripit të sigurimit. Vetëm gjatë vitit 2016 janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh për shkak të lidhjes së rripit të sigurimit. Dhe ndërkohë Policia Rrugore ka vijuar edhe masa sensibilizuese, por edhe me masa ndëshkuese për qytetarët. Janë gati 30 mijë qytetarë të ndëshkuar, pse nuk vendosin rripin e sigurimit. Ne do të këmbëngulim fort edhe gjatë këtij viti për të bindur çdo qytetar që përdor rrugën me mjet se duhet vendosur rripi i sigurimit. Për ne është një sfidë madhore dhe kjo është një nga ato betejat që duhet ta fitojmë patjetër dhe do e fitojmë patjetër. Ne duhet t’i japim fund përdoruesve të rrugës me makinë që nuk përdorin rripin e sigurimit”, tha Tahiri.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë: vendosja e rripit të sigurimit për ne është një betejë që do ta fitojmë patjetër. Ndaj unë kam edhe një lutje për të gjithë qytetarët: të hipin në makinë dhe të vendosin rripin e sigurimit! Kjo është gjëja e parë që duhet të bëjnë! Është kjo mënyra për të fituar këtë betejë e cila është një betejë tërësisht e vogël me mentalitetin e të shkuarës. Ne duhet ta mundim këtë betejë fillimisht në kokë dhe pastaj në rrugë”, shtoi Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA