Interi vuan, por Candreva e kualifikon në shtesë

17/01/2017 00:00

Mesfushori Antonio Candreva, i futur në lojën në pjesën e dytë duke zëvendësuar Gabriel në të 71’, është kthyer në heroin e mbrëmjes për zikaltrit duke shënuar golin e kualifikimit përballë Bolonjës.

Interi kalon me vështirësi Bolonjën duke u kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Në “San Siro”, pasi u luajt edhe koha shtesë, ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2 në favor të zikaltërve.

Këta të fundit qenë të parët që kaluan në avantazh në të 33’ me anë të një supergoli të Murillo dhe gjejnë avantazhin e dyfishtë 6 minuta më pas me anë të Palacio.

Por lojtarët e drejtuar nga Roberto Donadoni nuk dorëzohen lehtë, fillimisht Xhemajli në të 43’ ngushton diferencat, e më pas Donsah barazon shifrat në 2-2 në të 73’.

Por ai që vendosi gjithçka, ishte goli i Candreva 8 minuta pas fillimit të pjesë së parë shtesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA