Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë Me Donald Trumpin president, edhe për europianët do të vështirësohet paksa udhëtimi në Shtetet e Bashkuara. Në intervista dhënë “Sunday Times”-it dhe gjermanes “Bild”, manjati tregon se me t’u vendosur në Shtëpinë e Bardhë, një ndër veprimet e para të tij do të jetë sigurimi i kufijve.
Do të aplikohen kontrolle ekstreme për ata që mbërrijnë nga pjesë të botës të njohura për ekstremizmin islamik, e masa të rrepta parashikohen edhe për europianët.
Trump shënjestroi edhe Angela Merkelin në komentet e veta. Vendimi i saj për të pranuar më shumë se një milion emigrantë, në këndvështrimin e tij ishte një gabim trashanik.
“Kam shumë respekt për Kancelaren, është e jashtëzakonshme si drejtuese, por me lejimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e saj bëri një gabim katastrofik. T’i hapësh dyert gjithë atyre njerëzve, pavarësisht se nga vijnë, pa ditur asgjë për ta, për mua është e gabuar”, tha Trump.
Ndërsa Merkelin e cilësoi më tej si udhëheqësen më të rëndësishme të bllokut, vet BE-në e etiketoi si vegël të Gjermanisë. Çështjen e emigrantëve, ai e lidhi edhe me shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Po të mos kishte qenë problemi i tyre, besoj se nuk do të kishte pasur “Brexit”, ishin fjalët e miliarderit.
“Brexiti ishte një lëvizje e mençur e Britanisë. Mendoj se në fund, ai ka për të rezultuar diçka e jashtëzakonshme”, tha Trump.
Ndër prioritetet e tij pas marrjes së Presidencës, Trump rreshtoi arritjen e marrëveshjeve më të drejta tregtare për Shtetet e Bashkuara, ndërsa më herët për “Washington Post” kishte pohuar se është shumë pranë përmbysjes së aktit të kujdesit shëndetësor, të njohur ndryshe si “Obamacare”.
Top Channel