“E zeza mbi të bardhën”, Robben rinovon me Bayern

16/01/2017 00:00

Pas muajsh të tërë negociatash që e vunë disi në diskutim të ardhmen e tij te Bayern, Arjen Robben firmosi zyrtarisht rinovimin me kampionët e futbollit gjerman, duke u përkushtuar deri në vitin 2018.

Mesfushori ofensiv i kombëtares holandeze ishte në emergjencë për një akord të ri, pasi në të kundërt bavarezët do ta humbisnin me parametër zero në qershor.

Por drejtuesit vendosën t’i besojnë sërish, pavarësisht dëmtimeve që e kanë përndjekur dhe formës me oshilacione. Arjen Robben iu bashkua Bayern-it në një transferim nga Reali i Madrid-it në vitin 2009 dhe ka qenë një lojtar kyç në sukseset e ekipit të “Allianz Arena”.

“Arjen është një nga profesionistët më të mirë në botë. Ai tani luan prej pothuajse tetë vitesh në Mynih, dhe është shumë i rëndësishëm. Ne jemi të kënaqur që ai do të veshë fanellën e Bayern-it edhe për një vit”, ka thënë shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rumenige.

32-vjeçari holandez ka luajtur më shumë se 200 ndeshje me Bayern-in duke fituar 5 tituj në Bundesliga, 4 kupa Gjermanie, Ligën e Kampioneve dhe Botërorin e Klubeve. Pika e tij kulmore konsiderohet finalja e Ligës së Kampioneve ndaj Borussia Dortmund. Në 2013 në stadiumin “Wembley”, Robben shënoi dy herë në suksesin 2-1.

Top Channel