
Edhe pse nuk ka zhvilluar një ndeshje miqësore apo zyrtare, kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 2 pozicione në klasifikimin e FIFA-s në krahasim me fundin e vitit 2016.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi tashmë e shohin veten në vendin e 51, me 618 pikë, duke dalë kështu jashtë 50-shes më të mirë pas shumë kohësh. Përsa i përket kreut të klasifikimit, nuk ka ndryshime.
Argjentina vazhdon të jetë në vendin e parë me 1634 pikë, e ndjekur nga Brazili në të dytin, ndërkohë që Gjermania është e pozicionuar e treta. Renditja vijon me Kilin, Belgjikën dhe Kolumbinë, ndërkohë që Spanja që është në grupin tonë kualifikues edhe këtë radhë është e dhjeta, pas Portugalisë e Uruguajit.
Nuk ka pësuar ndryshim në klasifikim as Italia, që është në vendin e 16.
Top Channel