NASA publikon hartën e parë 3D të universit, SPHEREx kap qindra miliona galaktika
Presidenti Barack Obama ka bërë shaka më herët kur është shprehur se shpreson për një punë në Spotify pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Por duket se shërbimi i transmetimit muzikor mendon vërtetë ta bëj këtë, pasi ka postuar në seksionin e vendeve të lira të punës në faqen zyrtare një post të quajtur “President i Playlists”. Puna thotë se aplikantët duhet të kenë minimumi 8 vjet eksperiencë në drejtimin e një shteti të rëndësishëm. Gjithashtu kërkohet një sjellje e ngrohtë dhe miqësore, si dhe të ketë fituar çmimin Nobel.
Kreu i Spotify, Daniel Ek i ka shkruar presidentit në Tvvitter: “Dëgjova që je i interesuar për një rol në Spotify. E keni parë këtë?”, para se të lidhte postimin me njoftimin e vendit të punës.
Top Channel