Shtyrja e kampionatit, Teuta dhe Laçi nuk janë dakord

10/01/2017 18:10

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se shumica e klubeve të Kategorisë Superiore janë dakord për shtyrjen e javës së parë të fazës së tretë të kampionatit, por dy prej tyre jo.

FSHF-ja kërkon konsensus të plotë për shtyrjen e kampionatit dhe për këtë arsye e ka shtyrë edhe ajo vendimin përfundimtar.

“FSHF kërkon të bëjë me dije që klubet e Kategorisë Superiore: Partizani, Kukësi, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari, Luftëtari, Korabi e Vllaznia kanë dhënë OK e tyre paraprak për shtyrjen e javës së parë të fazës së 3-të të Kategorisë Superiore. Klubet e Teutës dhe Laçit nuk janë dakord për këtë propozim”, lexohet në njoftimin e FSHF-së.
 
“FSHF nga ana e saj kërkon një konsensus të plotë për të marrë vendim përfundimtar për këtë shtyrje të garës. Në ditët në vijim do azhornoheni për zhvillime të reja apo vendimin zyrtar përfundimtar”, shtohet më tej në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA