Bora shkakton kaos në Europë

05/01/2017 08:40

Stuhi të forta bore dhe erëra të fuqishme kanë shkaktuar kaos në pjesën më të madhe të Europës qendrore e asaj lindore.

Transporti është paralizuar e linjat e energjisë elektrike kanë rënë në disa rajone të Republikës Çeke, Austrisë e Polonisë. Në Hungari, ulja e ndjeshme e temperaturave ka çuar në ngrirjen e lumit Tsza. Sipas metereologëve, gati gjysmë metri deborë ka mbuluar zonat e ndodhura pranë maleve në Poloni.

I ftohti i acartë pritet të zgjasë e pakta deri fundjavën tjetër. Një front aktiv të ftohti u afrua të mërkurën mbi qendrën dhe lindjen e Kontinetit të Vjetër, një lajm i mirë ky vetëm për resortet e skive në alpet veriore e ato lindore, që deri tani këtë dimër nuk kishin parë veçse shumë pak borë me sy.

Prej këtij fronti polar, termometri do të shënojë ulje të menjëhershme në Salzburg të Austrisë, Athinë të Greqisë e Minsk të Bjellorusisë. Ndërsa në pjesën veriore të Finlandës dhe Suedisë, temperaturat gjatë natës mund të bien deri në -40°C, ndërsa ditën llogaritet të shkojnë në -20°C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA