Fiks Fare/ “5 muajt e humbur të një jetë në arsim”, beteja e mësuesit pensionist me sistemin 52 fshatra në Bashkinë e Memaliajt nuk kanë rrugë të asfaltuara. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Fetah Hoxha, vetëm 40% e popullsisë jeton aktualisht në këto zona dhe të tjerë po shtohen pasi kthehen nga emigrimi, por edhe migrimi.
Infrastruktura e shkatërruar sipas tij po ndikon jetën e banorëve dhe po dyfishon kostot për arritjen e shërbimeve.
“Shumica e fshatrave janë pa rrugë. Kur bien reshje, edhe ato rrugë që janë, bllokohen. Të sëmurët e kanë shumë të vështirë transportin për në spital“, tregon Hoxha.
Nga ana tjetër, buxheti lokal nuk është në gjendje të mbështesë nevojën për investime. Hoxha flet për ndërhyrjet mirëmbajtëse në 5 rrugë rurale kritike përgjatë vitit 2017, por zgjidhje përfundimtare nuk do të ketë, sipas tij, në një periudhë afatshkurtër.
Niveli i arkëtimeve publike prej taksave vijon të mbetet problematik në Memaliaj, ndërsa bashkia e re do të duhet të përballet, përveçse me rrjetin e degraduar rrugor, edhe me menaxhimin e hapësirës së zënë publike, mbetjet urbane, ujësjellësat dhe veprat në funksion të bujqësisë.
Top Channel