Shkodër, përplasen nga makina; dy këmbësorë humbin jetën

02/01/2017 00:00

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së hënës si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e njohur si Shtoj i Zi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, kur mjeti tip Mercedes Benz, me targa AA 372 KJ, me drejtues 61-vjeçarin Nimet Bilani ka aksidentuar Fran Lucën (85 vjeç) dhe Kolë Gjonin (77 vjeç), të cilët ishin duke ecur në këmbë në këtë aks rrugor.

Viktimat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku kanë ndërruar edhe jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Nimet Bilani, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po vazhdon hetimet për të përcaktuar edhe shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel