
Mbi 30 mijë udhëtarë dhe 8 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri gjatë 10 ditëve të fundit përmes pikës kufitare të Portit detar të Durrësit.
Të ardhurit janë kryesisht emigrantë shqiptarë dhe kosovarë që kthehen në atdhe për të festuar pranë familjeve natën e ndërrimit të viteve.
Policia kufitare ka shtuar shërbimet epo edhe masat për kapjen e personave në kërkim që shfrytëzojnë periudhat e fluksit për të qarkulluar më lehtësisht.
Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe akteve të mundshme terroriste gjatë festimeve të Vitit të Ri në qytetin e Durrësit, ka shtuar prezencën e policisë jo vetëm në Portin Detar, sheshe publike, qendra tregtare, si dhe janë rritur masat e sigurisë në objektet e rëndësishme shtetërore dhe private.
Top Channel