
Amazon guxon për më tepër, përveçse dorëzimit të porisive me dron, dhe tashmë ka aplikuar për patentimin e një shërbimi të ri, magazinave ‘fluturuese’, kur nga një mjet flutures do të nisë pakot.
TechCrunch thotë se kolosi i e-tregtisë flet për një qendër të rifurnizimit “fluturues” dhe në pamjen e siguruar nga kërkesa për patentim është ka një farë ngjashmërie me fluturuesit e dikurshëm.
Objektivi është që këto magazina fluturuese të përqëndrohen në një zonë ku në një moment të caktuar ka një numër të madh kërkesash specifike dhe për të kënaqur klientët në një kohë të shkurtër. Për shembull në një koncert në një stadium për të dorëzuar më shpejt pakot e ushqimit apo pijeve.
Ndoshta do të duhet pak kohë për të parë të punojë një sistem të tillë, por e sigurt është që Amazon e ka seriozisht me dorëzimet me drone. I pari ka qënë për Krishtlindje në një zonë të Kembrixhit, në Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel